18 Prill 2024

Nisin punëtoritë e Rolling Film Festival

Prishtinë, 23 shtator - Është mbajtur punëtoria e parë e filmit me 17 të rinj romë nga e mbarë Kosova, kjo në kuadër të serisë së punëtorive “Cikore Filmja” në kuadër të Rolling Film Festival.

More Raça, koordinatore e Rolling Film Festival, ka diskutuar me të rinjtë mënyrën e të bërit filma dhe instruksionet e para se si duhet të shndërrohet një fabulë dhe skenar në një ide filmike, ndërsa Faton Mustafa nga stafi i Rolling Film Festival ka prezantuar para të rinjve elementet bazike të procesit të bërjes së një filmi.

Raça është regjisore, së fundmi e filmit “Amel” i cili ka marrë shtatë çmime ndërkombëtare dhe dy mirënjohje speciale, ndërsa Faton Mustafa është dramaturg dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Balkan Sunflowers.

Sefer Bejzak, një nga pjesëmarrësit në këtë punëtori, është shprehur i lumtur që po i ofrohet një mundësi e tillë, një leksion special se si të bëhet një film e sidomos nëse ideja lidhet me aspekte sociale.  Ersan Berisha, një tjetër pjesëmarrës po ashtu shpreh dëshirën që në të ardhmen të mund të krijojë personalisht disa minuta filmik.

Me anë të këtyre punëtorive, Rolling Film Festival synon të fuqizojë vetë komunitetin rom dhe të rinjtë e këtij komuniteti, të cilët në forma të ndryshme janë pasivë dhe të neglizhuar e diskriminuar në mesin e shoqërisë kosovare. Deri tani në kuadër të punëtorisë janë xhiruar gjithsej shtatë filma, ndërsa punëtora ka zgjatur tri ditë.

Juria e sivjetme e Cikore Filmja përbëhet nga regjisori dhe profesori Ismet Sijarina dhe Driton Berisha, ndërsa gjatë festivalit do të ndahen edhe çmimet për tre filmat më të mirë.

Sivjet Rolling Film Festival vjen në edicionin e tij të katërt, nga data 19-22 tetor.

Për informacione të tjera rreth festivalit, filmave pjesëmarrës dhe punëtorive e diskutimeve do të njoftoheni ditëve në vazhdim
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)