19 Prill 2024

Hapet Panairi i Artizanateve

Prishtinë, 23 shtator - Qendra e Gruas “Dera e Hapur” organizon Panairin e  10-të jubilarë të Artizanateve, i cili organizohet pët të kremtuar Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2014 në Kosovë.

Panairi është manifestimi më i madh i artizanatit në Kosovë i cili ndihmon promovimin e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë kulturore-diversitetin dhe integrimin në mes të komuniteteve të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

Gjatë 3  ditëve rreth 100 ekspozues do të sjellin para vizitorëve punime artizanale të artit aplikativ të punuara në mënyrë unike në materiale të ndryshme, si në tekstil, dru, gurë, metale, kostume popullore, punime në vekë, enë dheu, të cilat janë pjesë e Kulturës Tradicionale të Kosovës dhe të rajonit.

Panairi për vizitorë do të jetë i hapur nga data 24 deri 26 Shtator 2014, në Sheshin Zair Pajaziti në Prishtinë.

Hapja zyrtare bëhet sot në Muzeun e Kosovës duke filluar nga ora 18:00,  nga Ministri i Kulturës Memli Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)