16 Prill 2024

Sektori bankar, 72 përqind e aseteve të sistemit financiar

Prishtinë, 22 shtator -  Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka publikuar Raportin e Stabilitetit Financiar. Në raport thuhet se sektori bankar mbetet sektori kryesor për nga madhësia e aseteve të cilat deri në dhjetor 2013, përfaqësojnë rreth 72 përqind të gjithsej aseteve të sistemit financiar.

Gjatë vitit  2013, asetet e sektorit bankar shënuan rritje prej 8.1 përqind, që paraqet një rikuperim të trendit të rritjes duke pasur parasysh ngadalësimin e trendit të rritjes të ndjekur gjatë dy viteve
paraprake.

\"Zgjerim të aktivitetit regjistroi edhe industria e sigurimeve, por ritmi i rritjes ishte më i ulët se sa në vitin paraprak. Asetet e kompanive të sigurimit gjatë vitit 2013 shënuan rritje vjetore prej 1.4 përqind krahasuar me rritjen prej 16.3 përqind sa ishte në vitin 2012\", thuhet në raportin e BQK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)