29 Mars 2024

Sot shënohet Dita pa makina

Prishtinë, 22 shtator - Në kuadër të Javës Evropiane së Lëvizjes, e cila organizohet çdo vit në të gjithë Evropën, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Regional Environmental Center”, sot do të organizojë aktivitetin “Dita pa makina”.

Qëllimi i aktivitetit është promovimi i vlerave dhe standardeve evropiane për një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së ajrit për një jetë më të shëndetshme.

Hapja bëhet në ora 7.00, te katedralja “Nëna Terezë”, ku do të merren biçikletat dhe do të vazhdohet drejt sheshit ” Ibrahim Rugova”. 

Me këtë rast do të jenë të mbyllura rrugët  \"George Bush\" dhe \"Garibaldi\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)