28 Mars 2024

PDK preferon zgjedhjet

Prishtinë, 21 shtator - Dështimi i njëpasnjëshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, për të siguruar vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk i ka zbehur shpresat e kësaj partie për t’i krijuar institucionet e reja.

Por, partia e Hashim Thaçit përveç fjalëve, deri më tani nuk ka ofruar ndonjë plan për dalje nga kriza politike në të cilin është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për gazetën Tribuna se nuk ka asnjë lëvizje në këtë parti pas dështimit të zgjedhjes së Arsim Bajramit për kryetar të Kuvendit.

“Asgjë të re nuk ka. Jemi në pritje se çfarë po bën presidentja”, ka thënë Musmurati. Por burimet të gazetës brenda PDK-së bëjnë të ditur se kjo parti po e shqyrton mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, në rast se nuk arrihet një marrëveshje në mes të partive politike pjesëmarrëse në Kuvend për krijimin e institucioneve të reja.

 /Tribuna

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)