29 Mars 2024

Lushtaku kryetar nga burgu

Prishtinë, 21 shtator - Tri ditë pas Vitit të Ri erdhi deri në komunë sa për ta dhënë betimin për kryetar dhe më nuk u duk në zyrën e tij. Sami Lushtaku që nga 3 janari i këtij viti është zyrtarisht kryetar i Komunës së Skenderajt.

Por nga ajo datë kanë kaluar tetë muaj dhe Lushtaku nuk ka mundur ta kryejë detyrën e tij prej kryetari. Kjo pasi që Lushtaku ende gjendet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Në një nen të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale mandati i kryetarit të komunës përfundon nëse nuk paraqitet në punë për më shuam se një muaj pa arsye.

Por Lushtaku do të vazhdojë të mbetet kryetar i Skenderajt derisa të përfundojë procesi gjyqësor dhe Gjykata ta merr një vendim në lidhje me të.

Sekretari i Ministrisë së Pushtetit Lokal tha për “Tribunën” se Departamenti ligjor i Ministrisë ka konstatuar se në këtë rast kryetari mungon në punë pa vullnetin e tij.

“Në bazë të ligjit kryetarit i përfundon mandati nëse nuk paraqitet në punë pa arsye,megjithëse Lushtaku në paraburgim është pa dëshirën e tij atëherë ne kemi vendosur që të presim përfundimin e procesit gjyqësor”, tha sekretari Besnik Osmani.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)