23 Prill 2024

Bizneseve u kërkohet tërheqja e fëmijeve nga puna

Prishtinë, 19 shtator - Në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi i bizneseve, organizatave të punëdhënësve dhe punëdhënësve individual të sektorit privat në punën e fëmijëve, Kosovo CSR Network (Rrjetit për Përgjëgjesi Shoqërore Korporative) mbështetur nga International Labour Office (Organizata Ndërkombëtare e Punës) – ka organizuar një punëtori gjysmë-ditore.

 

Kjo punëtori ka dhënë një pasqyrim të situates të Punës së Fëmijëve në Kosovë, duke bërë identifikimin e masave që mund të ndërmirren nga bizneset në parandalimin dhe tërheqjen e fëmijeve nga puna.

Diskutimi u zhvillua me anëtarët e interesuar të CSR-së, Ministrië së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësuesve të Organizatave të Punëdhënësve, në temën e situatës së punës së fëmijeve në Kosovë dhe identifikimi i masave që mund të ndërmirren nga kompanitë në parandalimin dhe tërheqjen e fëmijeve nga puna.

Dragan Radic, Specialist i Lartë për aktivitete me punëdhënës, nga Zyra e ILO-së për Evropën Qendrore dhe Lindore prezentoi arsyeshmërinë e angazhimit të bizneseve kundër punës së fëmijëve dhe disa mundësi apo hapa konkret që mund të ndërmirren nga bizneset.

Në këtë kontekst u diskutuan edhe shembuj të shumtë të angazhimit të bizneseve në mbrojtjen e fëmijëve nga puna, mësimet e nxjerra si dhe praktikat më të mira.

ILO, Lindita Boshtrakaj Menaxhere e ProgramitpërKosovë, ILO IPEC, prezentoi situatën e  punës së fëmijëve në Kosovë dhe rolin e bizneseve për adresimin e kësaj çështje, me theks të veçantë në sfidat dhe mundësitë e veprimit nga ana e bizneseve në kontekstin kosovar.

Ndërsa, Zt. Robert Wright, Kryetar i Bordit për Kosovë CSR Network (Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore korporative), theksoi se ky problem nuk do të duhej të jetë temë diskutimi në Kosovë, pra në një shtet i cili gjendet në Evropë, akoma në vitin 2014 dhe ky problem duhet të eliminohet sa më parë.

Znj. Lindita Daija, Drejtoreshë Ekzekutive e Kosovo CSR Network, ceku që anëtarët e rrjetit do ta kenë si aktivitet të tyre gjatë këtij viti promovimin dhe aplimikin e kodit të mirësjelljes tek anëtarët si dhe tek kontraktuesit e tyre.

Prandaj, Rrjeti për Përgjegjesi Shoqërore Korporative (CSR) në partneritet me Zyrën Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Kosovë fuqimisht e ka promovuar Kodin e Mirësjelljes për biznese përmes këtij partneriteti të suksesshëm, dhe inkurajoi që parimet kryesore të punës së CSR – së të inkuadrohen në praktikat më të mira për të ardhmen. Në vazhdim, Rrjeti CSR dhe ILO do te zhvillojnë takime individuale me anwtarwt e interesuar për të identifikuar mundësitë konkrete të angazhimit të tyre në adresimin e punës së fëmijëve.

Sipas UN Global Compact Principet e Punës në kuadër të CSR (Përgjëgjesisë Shoqërore Korporative) janë: Parimi 3: Përkrahja e lirisë së asociimit dhe njohja efektive e lirisë për marrëveshje kolektive; Parimi 4: Përkrahja e eliminimit të punës së detyruar; Parimi 5: Përkrahja e eliminimit efektiv të punës së fëmijëve dhe Parimi 6: Përkrahja e eliminimit të diskriminimit.

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CSR) është rrjeti i parë i bizneseve i themeluar në Kosovë për CSR nga udhëheqës të shquar të bizneseve Kosovare dhe ndërkombëtare që kanë qenë të përkushtuar ta rrisin vetëdijen e publikut në CSR dhe në përfshirjen e praktikave më të mira të CSR në kompanitë e tyre.

Rrjetii CSR në Kosovë është anëtar i Rrjetit për Përgjegjësi Shoqërore Korporative të Evropës (CSR Europe), i cili është një hap tjetër i Rrjetit të integroj tutje organizatat kosovare në strukturat evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)