28 Mars 2024

EULEX e përkujton oficerin doganor në njëvjetorin e vdekjes së tij

Prishtinë, 19 shtator - Sot, me rastin e njëvjetorit të vdekjes, Misioni EULEX e ka përkujtuar Audrius Šenavičiusin, oficer doganor nga Departamenti i Kufirit në veri, i cili ishte vrarë në krye të detyrës në veri të Kosovës.  Joelle Vachter, u.d. e Shefit të Misionit, vuri kurorë me lule në vendin ku u vra ai.

“Para një viti në këtë ditë, kolegu ynë Audrius Šenavičius, u vra në mënyrë të pakuptimtë derisa po e kryente detyrën e tij në Kosovë. Sot, ne po e përkujtojmë jetën dhe veprën e Audriusit. Vdekja e tij ishte një humbje tragjike për familjen e Audriusit dhe për Misionin tonë.\"

\"Ne i qëndrojmë pranë me mendjen tonë bashkëshortes dhe dy djemve të tij që e humbën bashkëshortin dhe babanë e tyre. Ne e humbëm një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë. Unë i bëj apel secilit që ka ndonjë informatë që mund të na ndihmojë në këtë rast që të bashkëpunojë”, tha Joelle Vachter.

Personeli i EULEX-i e mbajti një minutë heshtje në nderim të Audriusit.

Audrius Šenavičius ishte oficer doganor i EULEX-it i cili punonte me ndërrime të rregullta në pikë-kalimet veriore.

Angazhimi i tij i parë në Mision ishte prej muajit prill 2010 deri në maj 2011 si Oficer Doganor i të Hyrave, ndërsa angazhimin e dytë si Oficer Doganor e filloi në gusht 2012.

Para angazhimit të tij në EULEX, ai ishte Inspektor i Lartë në Departamentin e Doganës në Lituani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)