29 Mars 2024

Haliti: Jemi të gatshëm për kompromise

Prishtinë, 19 shtator - Anëtari I kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, e ka vlerësuar pozitivisht iniciativën e presidentes Atifete Jahjaga për t’i takuar liderët e partive parlamentare për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga të gjithë partitë politike ta mbështesin këtë iniciativë të Jahjagës.

Haliti ka thënë se PDK-ja është e gatshme të bëjë edhe kompromise me partitë e tjera politike në mënyrë që Kosova t’i ketë institucionet e reja, shkruan Epoka e Re.

“Nëse jemi të gatshëm të bashkëqeverisje, është normale të jemi të gatshëm edhe për kompromise”, ka deklaruar Haliti, duke shtuar se PDK-ja nuk ia ka mbyllur derën as qeverisë gjithëpërfshirëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)