25 Prill 2024

Tahiri: Rishikimi i dialogut, mentalitet i Serbisë

Prishtinë, 19 shtator - Udhëheqësja e dialogut për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, Edita Tahiri, ka thënë se pretendimi i koalicionit LDK-AAK-Nisma-VV për ta rishikuar procesin e dialogut ngjan në praktika të mentalitetit të Serbisë.

“Po ua them nga teoria dhe praktika e administrimit publik të shteteve, se ekziston një parim i respektimit të të gjitha veprimtarive që ka bërë një gjeneratë e qeverisjes drejt tjetrës. Këto rishikime gati po më përngjajnë me mentalitetin e Serbisë.\"

\"Nuk e di sa jeni të njoftuar, se shumica e marrëveshjeve të Brukselit kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë”, ka thënë Tahiri për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk besoj se duhet të importojmë tradita të këqija, sepse qeveritë janë rezultat i zgjedhjeve demokratike dhe secila qeveri merr pushtetin me përgjegjësit, kompetencat dhe me detyrat që i ka në bazë të programit qeveritar.\"

\" Sigurisht se sukseset apo ngecjet e një qeverie janë ato që duhet të vlerësohen. Përndryshe, të gjitha këto marrëveshje kanë bazë institucionale, sepse dialogu teknik dhe dialogu për normalizim i Brukselit kanë marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

/epoka e re/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)