19 Prill 2024

Zejnullahu takohet me donatorët e Universitetit të Prishtinës

Prishtinë, 18 shtator - Rektori i Universitetit të Prishtinës prof. dr. Ramadan Zejnullahu priti në takim znj. Sophie Beaumont nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Christian Geosits nga ADA, z. Brian Fahey nga USAID, dhe z. Almir Kovačeviċ nga WUS Austria.

Rektori Zejnullahu theksoj se ndihet falemnderuese ndaj donatorëve ndërkombëtar të cilët kanë kontribuar në reformimin, modernizimin dhe avancimin si të kuadrove ashtu edhe të programeve studimore në Universitetin e Prishtinës. Ngritja e kapaciteteve të mbrendshme të UP-së mbetet një prej prioriteteve kyçe.

Znj. Sophie Beaumont nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë urojë rektorin Zejnullahu për pozitën e marrë dhe theksoj se si Zyre e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të interesuar që të vazhdojnë të bashkëpunojnë për t’i thelluar reformat në Universitetin e Prishtinës. Znj. Beaumont tha se janë të interesuar që Universiteti i Prishtinë të ruajë autonominë funksionale nga ndikimet politike.

Poashtu, znj. Beaumont përmendi programet për ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe shkencore në UP (si p.sh Erasmus Plus, Horizont 2020) që kanë të bëjnë me mobilitetin e stafit akademik, studentëve, bursat dhe programet hulumtuese. Ajo kërkoj nga rektori që të ngriten kapacitet absorbuese në Universitetin e Prishtinës për thithjen e këtyre fondeve.

Z. Christian Geosits nga ADA falemnderoj rektorin për pritjen dhe detyrën e marrë dhe theksoj se nevoja për zgjerimin e partneriteve për përparimin e institucioneve të arsimit të lartë mbetet e madhe. Z. Geosits theksoj nevojën për ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe kornizës ligjore që rregullon institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Z. Geosits shprehu brengën për shkurtimet buxhetore që kanë ndodhur në Universitetin e Prishtinës.

Z. Brian Fahey nënvizoj se USAID ka mbështetur në vazhdimësi Universitetin e Prishtinës, duke zënë në gojë një numër projektesh të realizuara në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Rektori Zejnullahu theksoj se ekipa e tij do të angazhohet që të krijojë hapësirë edhe më të madhe bashkëpunuese me donatorët ndërkombëtarë, dhe se do të krijoj të gjitha kushtet për të lehtësuar këtë bashkëpunim në nivel praktikë.

Z. Almir Kovačeviċ nga WUS Austria përgëzojë rektorin për zgjedhjen në pozitën e re dhe shprehu gadishmërinë për të përkrahur reformat në Universitetin e Prishtinës.

Përfaqësuesit nga USAID, ADA, Zyra e Bashkimit Evropian dhe WUS Austria i dhanë përkrahje të plotë rektorit Zejnullahu dhe u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë intensive, marrë për bazë faktin se prioritetet e rektorit dhe donatorëve ndërkombëtarë janë në komplementaritet të plotë.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)