28 Mars 2024

Ulët për 5 % pragu i kalueshmërisë së Maturës

Prishtinë, 18 shtator - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka marrë vendim që ta ulë për 5 për qind ose dhjetë pikë, pragun e kalueshmërisë në Provimin Shtetëror të Maturës.

“Ulët pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2013-14 nga 50 për qind në 45 për qind (10 pikë)”, është bërë me dije në vendimin e nënshkruar nga ministri Ramë Buja.
Ky vendim është bërë duke u mbështetur në ligjet në fuqi, me arsyetimin se këtë vit kanë përfunduar shkollat e mesme të larta dy gjenerata, me ç’rast numri i madh i nxënësve kanë mbetur pa e dhënë provimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)