16 Prill 2024

Dështon zgjedhja e krytarit të Kuvendit

Prishtinë, 18 shtator - Kryesuesja e Kuvendit e cila është nga radhët e PDK-së, Flora Brovina vazhdoi seancën konstituive të legjislativit të V-të të Kosovës, duke u thirr në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që thotë se në seancën e 17 korrikut nuk janë zgjedhur kryetarët dhe nënkryetarët.

Ajo ftoi nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçi, të propozoi kandidatin e këtij subjekti për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Emri i propozuar nga subjekti i tij siç është cekur më parë, është Arsim Bajrami.
 
Gjatë votimit, në sallë kanë qenë të pranishëm 116 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit, Arsim Bajrami, nuk morri votat e mjaftueshme për të qenë kryetar i Kuvendit.

Nga 166 deputet sa ishin të pranishëm, Arsim Bajrami morri 44 pro, 61 vota kundër dhe 11 apstenime.
 
“Kandidati nuk mori votat e mjaftueshme, për t’u shpall kryetar të Kuvendit. Prandaj, jam e detyruar ta ndërpres këtë seancë”, tha ajo.

Menjëherë pas dështimit të zgjedhjes së Arsim Bajramit në postin e kryetarit të Kuvendit, kryesuesja Flora Brovina e ka ndërprerë seancën deri në momentin kur ajo do t'i ftojë deputetët të vazhdojnë këtë seancë të filluar që nga 17 korriku.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)