28 Mars 2024

Kuvendi i Kosovës pritet të zgjedh sot kryetarin dhe nënkryetarët

Prishtinë, 18 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të vazhdoj seancën konstituive për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të këtij institucioni.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me të paktën 61 vota të deputetëve.

Me zgjedhjen e tij, përfundon procedura e konstituimit të Kuvendit dhe i hapet rruga formimit të qeverisë së re të Kosovës, e cila po ashtu duhet të siguroj të paktën 61 vota të deputetëve.  

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë nominuar Arsim Bajramin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, madje ata disa herë kanë thënë se i kanë numrat e mjaftueshëm për ta zgjedhur kryetarin.

Në anën tjetër postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës po e synon edhe Blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV. Ata kanë deklaruar se qeverisja Thaçi do të përfundon sot dhe nuk do ta votojnë kandidatin e PDK-së.

Ata kanë përmendur disa herë se pasi PDK nuk do të ketë mundësi të zgjedhë kryetarin, deputetët do të bëjnë zgjedhjen e tyre, gjithnjë duke përmendur numrin e deputetëve shumicë që ka ky Bllok.

Por, Gjykata Kushtetuese i ka njohur të drejtën e propozimit vetëm PDK-së, mirëpo, blloku i koalicionit të gjerë pas zgjedhor VLAN serish po pretendon se e ka të drejtën e nominimit, pasi që e ka shumicën parlamentare.

Gjykatës Kushtetuese kishte vlerësuar se vendimi i 83 deputetëve për zgjedhjen e Isa Mustafës, kryetar i Kuvendit ishte jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit. Rrjedhimisht, e kishte shpallur postin e fituar nga Mustafa të pavlefshëm.

Kurse në aktgjykimin e plotë, Kushtetuesja fillimisht e kishte definuar se të drejtën për propozimin e kryetarit të Kuvendit e ka Grupi më i madh parlamentar, që në këtë rast nënkuptonte PDK-në. Kurse më poshtë, kërkonte që deputetët të gjejnë zgjidhje kushtetuese.

Duke u nisur nga ky aktgjykim, në seancën e 18 shtatorit PDK ka konfirmuar se do të nominoj për kryetar të Kuvendit, deputetin e saj Arsim Bajrami. Kurse blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje ka paralajëmruar se do të nominoj sërish për këtë post,liderin e LDK-së,  Isa Mustafën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)