19 Prill 2024

Dragashi dhe UNDP nënshkruajnë Paktin Territorial të Punësimit

Dragash, 18 shtator - UNDP dhe Komuna e Dragashit kanë hartuar një Pakt Territorial të Punësimit (PTP) i cili do të nënshkruhet zyrtarisht në një ceremoni rasti që do të mbahet sot, në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Dragash.

Pakti Territorial i Punësimit është hartuar në kuadër të Projektit “Përgjigja e nivelit lokal për krijimin e punësimit dhe zhvillimi i integruar territorial”, ku kanë kontribuar edhe akterë të tjerë relevantë në Komunë, nga sektori privat, zyra për punësim dhe shoqëria civile.

PTP ka për qëllim nxitjen e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përfshirjen sociale të individëve të cenueshëm që jetojnë në Komunën e Dragashit permes një sërë veprimesh ku përfshihen edhe promovimi I ndëmarrësisë sociale, vendet e gjelbërta të punës, etj.

Në ngjarje do të marrin pjesë Salim Jenuzi, Kryetar i Komunës, Andrew Russell, Përfqësues i Përhershëm i UNDP-së, zyrtarë të lartë të Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA) që njëkohësisht është edhe donator i projektit, si dhe përfitues, zyrtarë komunal dhe pale të tjera të interest.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)