19 Prill 2024

Jahjaga: Institucionet e Kosovës nuk do të tolerojnë rrënim të rendit

Prishtinë, 17 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga shpreh përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, mekanizmave të sigurisë dhe të drejtësisë, për ruajtjen dhe garantimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, sigurisë kombëtare të qytetarëve të saj dhe aleatëve tanë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se veprimet e mekanizmave të sigurisë - të cilat kanë për qëllim pengimin e veprimtarive ilegale, përfshirë nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe rreshtimin në kauza ekstremiste të qytetarëve të Kosovës - po bëhen që në vazhdimësi të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurt, e qetë dhe tolerante, e pakërcënuar nga dukuritë që kanë për qëllim cenimin e vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tone dhe traditën e gjatë të harmonisë fetare.

\"Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës e kuptojnë seriozisht përgjegjësinë për të vepruar ndaj kësaj kanosjeje globale në përputhje me vullnetin dhe përcaktimin e qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e një vendi tolerant dhe kontribuues të stabilitetit e sigurisë kolektive, një vend të pakompromis ndaj thirrjeve për rrënim të rendit kushtetues që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut apo aktivitetet qe kërcënojnë paqen e stabilitetin\", thuhet në deklaratën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)