25 Prill 2024

Minxhozi ofron mbështetje për fushën e kardiokirurgjisë

Prishtinë, 17 shtator - Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vizituar sot Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe ka zhvilluar takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj.


Në takim është biseduar në lidhje me fillimin konkret të bashkëpunimit në fushën e kardiokirurgjisë ndërmjet  Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Tiranë.


Ambasadori Minxhozi, shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij dhe të shtetit shqiptarë për të ndihmuar konkretisht për sjelljen e ekspertëve nga Shqipëria për fushën e kardiokirurgjisë të cilët do të ndihmonin në realizimin e operacioneve kardiokirurgjike në Kosovë.


“ Ekziston një vullnet, dëshirë dhe gatishmëri që të përkrahet shërbimi I kardiokirurgjisë së Kosovës, për këtë kam mbështetjen edhe të ekspertëve dhe këtë bashkëpunim do të fillojmë të konkretizojmë së shpejti”, u shpreh ai.


Sipas tij,  realizimi i bashkëpunimit do të bëhet i mundur përmes nënshkrimit të Marrëveshje  së bashkëpunimit ndërmjet SHSKUK dhe QSUT në Tiranë.


Ambasadori Minxhozi, mes tjerash theksoi se nga ky bashkëpunim do përfitonte edhe stafi i kardiokirurgjisë kosovare, i cili do të trajnohej në këtë fushë dhe do të mësonte shumë nga eksperienca e kardiokirurgëve shqiptarë.

Në anën tjetër, Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar tha se ka mbështetjen e plotë të Bordit të SHSKUK dhe Ministrit të Shëndetësisë që ky bashkëpunim në fushën e kardiokirurgjisë të funksionalizohet shpejtë.


Dy palët u pajtuan që marrëveshjet konkrete në fushën e kardiokirurgjisë dhe fushave tjera të shëndetësisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të lidhen gjatë muajit  tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)