25 Prill 2024

Shënohet përparime në fushën e energjisë dhe lëvizjes së lirë

Prishtinë, 17 shtator - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës dhe udhëheqësja e dialogut për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, znj. Edita Tahiri pas takimeve të zhvilluara dje në Bruksel për çështjet e energjisë, telekomit, doganave dhe lëvizjes së lirë, deklaroi si në vijim:

Dje kemi pasur zhvillime pozitive në procesin e dialogut të Brukselit në të gjitha çështjet që ishin në agjendë. Për çështjet e energjisë, në takimet bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kemi konfirmuar pranimin e Planit për zbatim për energjinë si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim për transmisionin e energjisë, duke konstatuar së bashku se Plani për zbatim është aprovuar nga të gjitha palët.

Marrëveshja për energjinë prej ditës së djeshme do të filloj së zbatuari dhe unë vlerësoj se kjo është një arritje e rëndësishme sepse praktikisht do të filloj një bashkëpunim ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë në dobi të qytetarëve dhe  stabilitetit energjetik rajonal si dhe do të vihet rendi dhe ligji në pjesën veriore të vendit duke i dhënë fund operatorëve ilegal që kanë vepruar deri më tani në fushën e energjisë.

Për sa i takon telekomit, ende nuk kemi arritur të përfundojmë planin për zbatim duke qenë se kanë mbetur edhe disa gjëra për tu sqaruar në ditët në vijim.

Po ashtu, dje kemi zhvilluar takime tre palëshe për vlerësimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe doganat dhe në veçanti të licencimit të mallrave që hyjnë në Kosovë.

Nga takimi i djeshëm ka një rezultat të rëndësishëm sepse kemi arritur marrëveshje për zgjerimin e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë duke përfshirë kalimin për qytetarët e Kosovës në Aeroportin e Beogradit dhe Nishit si dhe për kalimin transit përmes Serbisë në vendet e treta ku përfshihen shtimi i pikëkalimeve kufitare për Kroaci dhe Hungari dhe hapja e pikëkalimeve kufitare për Bullgari, Rumani dhe Maqedoni. Zbatimi i kësaj Marrëveshje do të realizohet brenda dy muajsh, ndërsa prej datës 22 shtator 2014 qytetarët e Kosovës mund të shfrytëzojnë aeroportin e Beogradit për udhëtime transiti.

Ndërkaq ishte vlerësim i përbashkët se zbatimi i marrëveshjeve në fushën e doganave është duke ecur mirë, për të cilën edhe Bashkimi Evropian bëri vlerësime pozitive.

Delegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri përbëhej nga këshilltarët politikë, Gazmir Raci dhe Elona Cecelia si dhe z. Bekim Mehmetaj, udhëheqës për IBM nga Dogana e Kosovës dhe znj. Adrijana Hodzic, udhëheqëse e Zyres Administrative në Mitrovicen Veriore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)