18 Prill 2024

Fillon seanca e parë për rastin “Kleçka”

Prishtinë, 17 shtator - Për pak çaste pritet të filloj seanca e parë gjyqësore për rastin “Kleçka” në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ku në mesin e 8 të dyshuarve është edhe kryeetri i Nisma-s Fatmir Limaj.

Se seanca e parë mbahet sot e tjetra pritet të jetë nesër, e konfirmoi për KosovaPress vetë avokati i Limajt, Tomë Gashi.

“Jemi brenda në Gjykatë të Apelit dhe po presim që seanca të fillojë tani, nesër mendohet të jetë seanca e dytë, më tepër nuk kemi tani për tani”, ka thënë Gashi.

Fatmir Limaj po kthehet për të tretën herë në gjykatë me rastin “Kleçka”.

Gjykata e Apelit në Prishtinë duke vendosur sipas ankesës së prokurorëve të EULEX-it ka caktuar seancë dëgjimore për datat 17, 18, 23 dhe 25 shtator.

Kështu, Gjykata ka vendosur të dëgjojë përsëri disa dëshmitarë lidhur me rastin “Kleçka”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)