20 Prill 2024

Realizohet një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit

Prishtinë, 16 shtator - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësiti rajonal në Prishtinë  me 16.09.2014 në orët e hershme të mëngjesit,  bazuar në urdhëresën e  Gjykatës Themelore në Prizren  ka realizuar planin operativ policor të koduar me emrin “ PRONA”, me ç ‘rast ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka kryer bastisje në (8) tetë lokacione të ndryshme.

Bastisjet janë kryer në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit,  në disa objekte private dhe  në dy zyre të departamentit  ligjor të AKP-së, nën  dyshimin e bazuar  se gjashtë persona të dyshuar kanë kryer veprat penale si në vijim:

·         Krim i organizuar,

·         Shpëlarje parash,

·         Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimit,

·         Lëshim i vendimeve të pa ligjshme gjyqësore,

·         Nxitje për abuzim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe

·         Shmangie nga tatimi.

Njësitet policore gjatë realizmit të bastisjeve në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar: Kompjuter, USB, Pasaporta, CD,  Dokumentacion i cili është i dyshuar për pronat të cilat janë nën hetim , Dokumentacione të transfereve bankare si dhe një   (1) revole  e tipit BERETA.

Të gjitha veprimet policore janë kryer dhe udhëhequr nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe me vendim të prokurorit një person i dyshuar me inicialet (D.E.) është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që tek i njëjti është konfiskuar një armë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)