20 Prill 2024

Zgjedhje të jashtëzakonshme me sfida të zakonshm

Prishtinë, 16 shtator - Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) ka organizuar tryezën  me titiull “Zgjedhje të jashtëzakonshme me sfida të zakonshme” ku me ç’rast është publikuar Raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit 2014.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin: Ambasadori i Norvegjisë  Jan Braathu, Christopher Edwards, u.d - Drejtor i USAID-it në Kosovë, Valdete Daka kryetare  e KQZ-së, pëfaqësues të subjekteve politike, mediave dhe organizatave të shoqë shoqërisë civile.

Jetmir Bakija – përfaqësues i DnV-së, duke prezantuar të gjeturat e raportit përmendi disa nga problemet që po vazhdojnë ti shoqërojnë proceset elektorale në Kosovë. Numri i madh i votave të pavlefshme, listat e votuesve, edukimi i votuesve, votime me asistencë, votimet familjare, përdorimi i resureseve publike dhe shërbyesve civilë për aktivitete partiake, janë disa nga parregullsitë që kërkojnë adresim dhe reflektim nga ana e institucioneve kompetente.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu, në fjalën e tij hyrëse e vlerësoj procesin e fundit zgjedhor si një proces i mirë organizuar përkundër kohës së shkurtër që ishte në dispozicion.
 
 “Kosova është duke bërë progres. Zgjedhjet e 8 qershorit treguan që është bërë progres i vazhdueshëm, kështu që duhet vazhduar me përmirësimin e  procesit. Ky është vendi juaj dhe është përgjegjësi e juaj për t’a bërë këtë”, tha në këtë tryezë ambasadori Braathu.

Gjithashtu edhe u.d - Drejtor i USAID-it  në Kosovë z. Christopher Edwards,  e vlerësoj me nota pozitive procesin e fundit zgjedhor. Z. Edwards tha se një nga prioritetet më të rëndësishme për Qeverinë e SHBA në Kosovë vazhdon të jetë mbështetja për zgjedhje të lira dhe transparente në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kosova ka bërë shumë përparim në vitet e fundit, edhe pse mbetet ende shumë punë për t\'u bërë, shtoi më tej z. Edwards. Ai më pas vlerësoi edhe rolin e Demokracisë në Veprim në monitorimin e proceseve zgjedhore në Kosovë.

Nga ana tjetër kryetarja e KQZ-së Valdete Daka vlerësoi se gjetjet e Raportit të DnV-së janë të sakta dhe objektive, por ajo kërkoj mirëkuptimin për disa nga parregullsitë që e shoqëruan procesin e fundit elektoral, duke dhënë arsyetimin se ato kanë ardhur për shkak të kohës së shkurtër që KQZ ka pasur në dispozicion për organizimin e zgjedhjeve. Të gjitha afatet  e rregullta ligjore, kemi qenë të detyruar që ti shkurtojmë, tha më tej zj. Daka.

Shumica e të pranishmëve shtruan nevojën për të vazhduar reformë të mirëfillitë të legjislacionit zgjedhor, në mënyrë që të adresohen këto të gjetura dhe mangësi dhe të përmirësohet i gjithë procesi.

Ky është raporti i dytë i publikuar në kuadër të raporteve të DnV-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014. Raporti që pritet të publikohet në vijim do të trajtojë përfshirjen e personave më aftësi të kufizuar në procesin zgjedhor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)