28 Mars 2024

Liderët e bllokut po ‘mbahen për kashte’

Prishtinë, 16 shtator - Deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi, veprimet e liderëve të bllokut i ka cilësuar si inatçie. Ai ka thënë se kokëfortësia dhe inati, nuk janë virtyte të politikanit.

Ai në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se Gjykata Kushtetuese solli një vendim në kuadër të zgjidhjes se ngërçit politik.

“Pati edhe gjyqtarë, të cilët shprehen qëndrimet e veta individuale. Për disa liderë politikë më i rëndësishëm ishte ky qëndrim. Vendimi i plotfuqishëm i Gjykatës Kushtetuese është i përkrahur edhe nga ndërkombëtarët.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative dhe të gjithë deputetët duhet respektuar ato, edhe pse ai vendim nuk korrespondon me qëndrimet e liderëve të tyre politikë. 

Disa liderë të bllokndërtimit të institucioneve thirren për nenin 126 dhe 127 (‘mbaju për kashte’, siç thotë fjala popullore) të po këtij vendimi të Kushtetueses. Këtu gjetën pëlqimet e veta apo arsyeshmërinë e qëndrimeve të veta. Po ua rikujtoj se këto nene të vendimit të Kushtetueses i motivojnë deputetët të vendosin, duke u bazuar në Kushtetutë.

Gjithashtu ia bëjnë me dije votuesit se deputeti ka votuar konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, jo për ndonjë arsye financiare apo tradhti ndaj votueseve dhe qëndrimit politik të liderëve, por duke e ditur këtë mundësi të deputetëve, liderët planifikojnë t’i largojnë deputetët nga pjesëmarrja në seancë dhe në këtë kontekst të qëndrojnë vetëm me militantët ekstremë. Me këtë dëshirojnë të sigurohen se nuk do këtë votues në kundërshtim me liderët”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në “Facebook”.

Biznesmeni Kelmendi ka thënë se sens politik është komunikimi dhe kërkesat që mund të çojnë te një koalicion i madh qeverisës.

“Kur shohim qëndrime kinse parimore të liderëve kokëfortë, për të cilat mendoj se nuk janë virtyte të liderit politik. As bashkimi nga inati nuk është aftësi politike, sepse në të dy rastet pëson populli dhe ekonomia e tij. Prandaj sens politik është komunikimi dhe kërkesat të cilat mund të çojnë një koalicion të madh të ‘përparuar’, e kjo në dobi të Kosovës. Nuk janë qytetarët që vlerësojnë kokëfortësinë dhe inatet, por janë ata që vlerësojnë komunikimin dhe realizimin e premtimeve elektorale të mundshme dhe si rezultat i procesit zgjedhor”, ka thënë Kelmendi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)