27 Prill 2024

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri udhëtoi për Bruksel

Prishtinë, 16 shtator - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës dhe udhëheqësja e dialogut për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, znj. Edita Tahiri ka udhëtuar sot në Bruksel.

Në agjendën e kësaj vizite janë paraparë takime për vlerësimin e ecurisë së zbatimit të marrëveshjes për mbledhjen e të hyrave doganore në dy pikë kalimet kufitare të pjesës veriore të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës, ajo do të zhvilloj takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë dhe telekomit të cilat kanë hyrë në fazën e aprovimit të planeve aksionale, duke i hapur rrugë zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit në këto fusha.

Delegacioni kryesohet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe përbëhet nga këshilltarët politikë, Gazmir Raci dhe Elona Cecelia si dhe z. Bekim Mehmetaj, udhëheqës për IBM nga Dogana e Kosovës dhe znj. Adrijana Hodzic, udhëheqëse e Zyres Administrative në Mitrovicen Veriore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)