18 Prill 2024

Hotelet e Kosovës me 29 515 vizitorë në prill, maj e qershor

Prishtinë, 16 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  të dhënat e hotelerisë në Kosovë për TM2-2014.

Në TM2-2014, pjesë e anketës janë 105 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në regjionin e Prishtinës, Pejës, Ferizaj etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 11.34%

Në vitin 2013, numri i vizitorëve vendor është zvogëluar për 9.19% në raport me vitin 2012. Kurse, netqëndrimet e vizitorëve vendor janë rritur për 5.50%. Kemi rritje të vizitorët e jashtëm për 2.63%, kurse netqëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë zvogëluar për 7.79 % në raport me vitin 2012.

Në TM2-2014 numri i vizitorëve është 29 515 vizitorë, ku 47.10% janë vizitorë vendor dhe 52.90% janë vizitorë të jashtëm. Kurse numri i netqëndrimeve në TM2-2014 është 42 695 netqëndrime, ku 37.23% e netqëndrimeve janë nga vendorët dhe 62.77% janë të huaj.

Me numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2013 prinë regjioni i Prishtinës me gjithsej 68 687 vizitorë, Prizreni radhitet i dyti me 8 109 vizitorë, Peja radhitet e treta me 6630 vizitorë.

Në TM2-2014, numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre e ka regjioni i Prishtinës me 21 600 vizitorë dhe 31 207 netqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania dhe SHBA-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)