23 Prill 2024

Mehmeti: Kosova s’duhet të shkojë në zgjedhje të reja

Prishtinë, 16 shtator - Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka vlerësuar se Kosova s’duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Por, sipas tij, sa më shpejt duhet ta braktisë rrugën e vjetër që e çon drejt barazimit të shtetit me partinë.

Mehmeti ka thënë se Kosova mund të dalë nga ngërçi politik nëse do të mposhtë këtë mendësi të dëmshme politike.

Ai ka theksuar se ngërçi politik ka rrënjë më të thella sesa beteja për ndarjen e posteve me të larta shtetërore mes partive.

Sipas Mehmetit, partitë politike nuk janë duke gjetur gjuhë të përbashkët për shkak se shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës ende janë në periudhën e “bajraktokracisë”.

Ndërsa për Gjykatën Kushtetuese ka thënë se e ka filluar t’i ngjajë Këshillit të Ajotollahëve të Iranit, duke u marrë me shumë me “pleqërimin” e problemeve politike sesa me çështje juridike kushtetuese.

/epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)