19 Prill 2024

Projekti TC Kosova e Re shtyhet afati deri në 3 muaj

Prishtinë, 15 shtator - Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, përmes këshilltarëve të transaksionit ka njoftuar ofertuesit e para-kualifikuar për shtyrjen e afatit për dorëzim të ofertave dhe zgjedhjes së investitorit për fazën e parë të projektit deri në 3 muaj.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së investitorëve të para-kualifikuar. 

KDP TC “Kosova e Re” do të informojë me kohë publikun për hapat tjerë që pritet të merren gjatë kësaj periudhe dhe caktimin e datave respektive.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)