20 Prill 2024

VLAN-i synon ta shkarkojë presidenten

Prishtinë, 15 shtator - Situata politike e krijuar pas 8 qershorit, kur LDK-AAK-Nisma krijuan një bllok që kundërshton çdo negociatë me PDK-në tash e tre muaj ka sjellë para opinionit skenarë të mundshëm për të marrë pushtetin.

Blloku me votat e veta dhe të minoriteteve i bënë 67 deputetë që i mjaftojnë të bëjnë qeverinë, por edhe kryeparlamentarin.

Mirëpo, meqë kryeparlamentari, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i takon PDK-së, blloku sërish po synon të marrë deputetë dhe këtë e ka arritur.

Me një marrëveshje me Vetëvendosjen ata i kanë bërë gjithsej 83 deputetë dhe kjo përveç shumë arsyeve të tjera, siç mësohet nga burime të sigurta të gazetës Tribuna, ka edhe një qëllim prapa. E ky është posti i presidentit.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)