25 Prill 2024

Gashi: Zgjedhjet, e vetmja zgjidhje

Prishtinë, 7 shtator -  Nënkryetari i AKR-së, Dardan Gashi, ka thënë se partitë politike për interesa krejtësisht personale janë duke vazhduar krizën institucionale në vend.

Ai në një intervistë për gazetën Tribuna ka thënë se ilaçi i vetëm për të tejkaluar këtë ngërç janë zgjedhjet e reja, e të cilat do të bënin edhe njëherë subjektin e tij politik AKR-në, pjesë të skenës politike në vend.

Madje ai vlerëson se sikur AKR-ja të ishte parti parlamentare, Kosova nuk do ta përjetonte këtë krizë, dhe se vendi tashmë do të ishte me institucione të besueshme.

Për Gashin AKR-ja ka pasur ministrat më të pastër në Qeverinë Thaçi, por kjo nuk është reflektuar sa duhet te votuesit, të cilët nuk i dhanë besimin këtij subjekti për të qenë pjesë e legjislaturës së pestë të pasluftës në Kosovë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)