28 Mars 2024

Sot, Kosova-Omani

Prishtinë, 7 shtator - Përfaqësuesja e Kosovës sot pasdite në stadiumin e Prishtinës, do të luajë miqësoren kundër Omanit.

Kosova kundër Omanit luan miqësoren e katërtë nën ombrellën e FIFA-së. Stadiumi i qytetit pritet që sot të jetë i stërmbushur më shikues, pasi që për herë të parë Kosova luan ndeshje ndërkombëtare në kryeqytet.

Të dy trajnerët kanë premtuar se shikuesit që do të jenë të pranishëm në stadiumin e kryeqytetit, do të kënaqen me lojë të mirë që do të prodhojnë futbollistët e të dy skuadrave.

Miqësorja mes Kosovës dhe Omanit nis në orë 16:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)