20 Prill 2024

Jahjaga: Liderët duhet të respektojnë Kushtetutën

Prishtinë, 6 shtator - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga edhe një herë u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme, pasiqë kjo do të mundësonte miratimin e një numri ligjesh.

Ajo këto komente i bërë gjatë ceremonisë së 15 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovë, ku tha se Kuvendi duhet që sa më parë të funksionojë normalisht.

\"Është shumë e domosdoshme që Kuvendi i ri i Kosovës, dhe unë besoj se deputetët e zgjedhur me votën e popullit do të gjejnë forcën dhe kurajën që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme,... Ne të gjithë, përfaqësues të institucioneve, subjekte politike, e qytetarë të Kosovës duhet të punojmë në respektim dhe zbatim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve nga deputetet të cilët kanë marrë votat e popullit, Jahjaga e ka ngritur edhe dje gjatë një debati për korrupsion, ku tha se tejkalimi kësaj gjendje do të mundësontemiratimin e një numri ligjesh që do të ndihmojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)