24 Prill 2024

Sculp'Edu drejt mbylljes se edicionit me një performancë të rrallë

Prizren, 6 shtator - Sot eshte dita e tretë e vazhdimësisë së aktiviteteve të larmishme edukativo – kulturore të Sculp’Edu III. Përmbyllja do të jetë pika kulminante artistike e gjithë edicionit – Performanca Artistike e shoqëruar nga tingujt e muzikës Jazz.

20 studentë nga Kosova dhe Shqipëria kan realizuar intalacione në madhësi të konsiderueshmë me materiale të riciklueshme, ndërkohe 60 fëmijë kanë krijuar forma te ndryshme me melle (lloq) duke i shtuar element nga tapat, letrat ose kartonat.

Pjesë e aktiviteteve kanë qene ligjëratat me tematika të shumellojshme, debatet dhe bisedat nëpërmjet të cilave janë ndarë eksperiencat personale.

Përmes këtyre aktiviteteve Sculp’Edu ka vënë në dukje rëndësinë e mjedisit, ndikimin tonë tek ai e ndikimin e mjedisit tek ne. Gjithashtu, kohë të vecantë ka pasur diskutimi i lirsë dhë mundësisë së shprehjes e pranimit të mendimit, artit dhe veprave arkitektonike.

Perfromanca Artistike e cila permbyll këtë maratonë eventesh është e një lloji komplet të vecantë. E mbështetur në lajtmotivin e këtij edicioni, mjedisin, ajo do i sprovojë të ftuarit derisa të mbërrijnë në ambjentet e muzikës Jazz.

Me këtë rast, organizatorët e festivalit falënderojnë të gjithë artistët, sponsorët, mbështetësit, miqtë dhe publikun, pa përkrahjen e të cilëve këto arritje do të ishin të pamundura.

 Ky rrugëtim i përbashkët mundëson që të përgatitemi edhe më mirë për edicionet e ardhshme, që pritet të kulmojnë në vitin 2016 me Sculp’Biennalen e parë në Prizren. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)