19 Prill 2024

Ramadan Zejnullahu, rektor i ri i UP-së

Prishtinë, 2 shtator - Profesori i Matematikës, Ramadan Zejnullahu është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Këtë vendim e ka marrë sot Këshilli Drejtues i UP-së.

Mandati i Ramadan Zejnullahut zgjat deri në përfundim të mandatit të rektorit paraprak, saktësisht deri më 30 shtator të vitit 2016.

Kjo do të thotë se rektori i ri do ta vazhdojë mandatin e ish-rektorit Ibrahim Gashi, i cili pati dhënë dorëheqje, në fillim të këtij viti, pas protestave të studentëve lidhur me disa publikime shkencore të tij.

Zejnullahu do ta nis punën si rektor i UP-së më 8 shtator.

"Unë do të tentoj t'i mobilizoj të gjitha kapacitetet dhe në transparencë me taksapaguesit kosovarë, të cilët na financojnë me bujari, të shënojmë progres të dukshëm për UP-në dhe rrjedhimisht për arsimin e shkencën kosovare në përgjithësi", ka theksuar ai.
 
Kjo detyrë sipas tij nuk është e lehtë, por e vetmja mundësi për ta realizuar misionin e rëndësishëm të UP-së është nëse secili e kryen detyrën me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

"Unë jam i lumtur që këto parime do t'i vë në shërbim të universitetit të parë në Kosovë, që ka kapacitet për ta transformuar për të mirë shoqërinë tonë, siç ka bërë shpesh në të kaluarën", ka thënë Zejnullahu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)