20 Prill 2024

Arrestohet 9 persona të dyshuari për transportim ilegal të drunjeve

Klinë, 2 shtator - Policia e Kosovës, përkatësisht njësite policore të Stacionit policor në Klinë, bazuar në planin operativ “Parandalimi i aktiviteteve te kundërligjshme në prerjen e pyjeve dhe transportimi ilegal i masës drunore”, kanë ndërmarrë sot një operacion policor në zonën e  komunës Klinë , me qëllim të mbrojtjes së pyjeve , të cilat janë duke u prerë në mënyrë ilegale nga persona të ndryshëm.

Gjatë implementimit të këtij plani , policia ka ndaluar 9 automjete , të cilat pas kontrollit kanë rezultuar se ishin duke transportuar masë drunore në mënyrë ilegale.

Për ketë aktivitet janë iniciuar rastet dhe janë arrestuar 9 persona të dyshuar për transportim ilegal të masës drunore ,ku edhe prokurorët e shtetit kanë mbikëqyrë punën e policisë në inicimin e këtyre procedurave. 

Lidhur me procedimin e këtyre rasteve janë njoftuar pylltarët të cilët edhe kanë bërë konfiskimin e masës drunore ,
rreth 7.90 m. kub.

Të dyshuarit janë intervistuar nga zyrtaret policor  dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)