24 Prill 2024

OEK propozon uljen e taksës së linjitit për prodhim të energjisë

Prishtinë, 2 shtator - OEK, ka propozuar që të ulet taksa e tantiemës se linjitit qe përdorët për prodhim te energjisë elektrike e cila është ngritur në mbi një mijë për qindë

"Jemi dëshmitar se ngritja e çmimit të energjisë elektrike të miratuar nga ZRRE në 5,18% ka shqetësuar në masë të madhe qytetarët, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile. E kemi cilësuar si një hap i cili ndikon negativishtë në dimensione të shumta të Kosovës e në veçanti është një barrë dhe rrezik nga aspekti social. Nuk jemi të prirë vetëm për kritika të cilat ne  i pranojmë si nënë e të mësuarit e jo si armiqësi, por edhe dhënia e rekomandimeve dhe këshillave si të dilet  nga kjo situatë", thuhetw nw komunikatwn e OEK-ut.

Oda  Ekonomike e Kosovës ka  rekomanduar alternativen e parë përmes heqjes së TVSH-së për energji elektrike por për fat të keq edhe pse i bazuar në ekspertizë hasi në vesh të shurdhët tek ZRRE.

Duke menduar alternativa tjera që të pezullohet vendimi në fjalë mendojmë se duhet të analizohet fare mirë rëndësia e tantiemës së limitit dhe taksa në të e cila është shumë e lartë dhe ulja e kësaj takse në nivel të vitit 2013 do të ishte një alternativë e uljes së çmimit të energjisë elektrike.

Tantiema është takse që paguhet për çdo ton qe nxjerr te linjitit nga bartësi i licencës së eksploatimit te tij.

Nga aspekti i rregullimit ekonomik të tarifave të energjisë elektrike kjo takse konsiderohet kosto direkt që bartet  ( anglisht “pass through cost”) nga prodhuesi thëngjillit tek gjeneratori dhe përfundimisht tek furnizuesi publik dhe konsumatori fundor i energjisë elektrike.

Si rrjedhim , për pjesën e thëngjillit që përdorët për prodhim të energjisë elektrike, kjo takse nuk është kosto e prodhuesit të linjitit, por është takse qeveritare të cilën furnizuesi publik i energjisë e inkason nga konsumatorët për Qeverinë.

Vlera e taksës së tantiemës deri në janar 2013 ishte 0.26 €/ton. Në janar 2013, me propozim të Qeverise dhe vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës taksa e tantiemës rritet mbi 1011 % dhe behet 3 €/ton.

Nëse merret parasysh plani prodhimit të linjitit për vitin 2014 parashihet se vlera e kostos së kësaj takse do të jetë 24.03 milion € sivjet. Kjo paraqet ngarkese direkt që ndikon në rritjen e tarifave të energjisë elektrike prej rreth 10 % brenda një viti tarifor.

Për tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti janë paguar 8.43 milion € në emër të taksës së tantiemës, ndërsa kanë mbetur pa u paguar edhe rreth 3 milion € që  kanë arritur për tremujorin e dytë të vitit 2014, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu.

Po ashtu duke e elaboruar këtë analizë ai dha edhe propozimin e mundshëm.
 
Nga aspekti ligjor taksa e tantiemës mund të ndryshohet vetëm me aprovim të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sido që të jetë, Qeveria mund të pezulloi përkohësisht kërkesën për inkasim të taksës së tantiemës dhe të filloi menjëherë me procedurat për aprovim në Kuvend të heqjes së kësaj takse për vitin 2014.

Efektet e kësaj do të rezultonin me 15.6 milion € zvogëlim të ngarkesës së prodhuesit të energjisë për vitin 2014. Kjo vlere mund të përdorej për mbulim të importit shtesë si që është paraqitur si pasoje e avarisë në Kosovën A ( 12.4 milion € sipas ZRRE) dhe  financim të pjesshëm të riparimeve në Kosovën A nga avaria.

Kjo mund të realizohej ashtu që KEK- ut si prodhues i cili të do të lirohej nga taksa tantiemës e parashikuar deri në fund të vitit do të mund ti kërkohej të importoi energji shtese deri në vlerën e vlerësuar sipas ZRRE ( 12.4 milion €).

Si rezultat i kësaj, KEK do të mund të realizoi të hyrat e parapara nga shitja munguar e energjisë si pasoje e avarisë dhe KEDS nuk do të  ketë kosto shtese për import.

Me këtë rast përfundimisht do të eliminohej nevoja për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Në këtë proces, duke marr parasysh efektet e përgjithshme nuk parashihet se legjistratura e re e Kuvendit do të ketë vërejtje apo kundërshtime në këtë propozim.

E vetmja vështirësi parashihet të jetë  aspekti buxhetor i të hyrave të munguara e të planifikuara buxhetore për këtë vit. Sido që të jetë, kjo vështirësi duke marr parasysh përmasat e problemeve tjera që mund të dalin si rezultat i mosveprimit mund të  sqarohet shumë  më  lehtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)