23 Prill 2024

Jahjaga priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Farina

Prishtinë, 1 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës komandantin e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, gjeneralin Salvatore Farina, që shoqërohej nga komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralin Francesco Figliuolo.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart angazhimin e gjeneralit Farina dhe e falënderoi për punën e tij në Kosovë, si dhe i uroi njëkohësisht mirëseardhje komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit Figliuolo. Ajo tha se forca paqeruajtëse KFOR në vazhdimësi ka luajtur një rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë dhe për stabilitetin edhe të rajonit të Ballkanit. Ajo tha se institucionet e Kosovës vazhdojnë të kenë një bashkëpunim të mirë me forcat paqeruajtëse KFOR, në përpjekjet për të ofruar sigurinë për të gjithë qytetarët e vendit.

Komandanti në largim i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin e deritashëm dhe vlerësoi të arriturat e Kosovës në fusha të ndryshme. Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë mandatin e tij në ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)