29 Mars 2024

U vazhdohet mandati gjyqtarëve ndërkombëtarë

Prishtinë, 1 shtator - Presidentja Atifete Jahjaga  ka dekretuar konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Jahjaga, më 31 gusht 2014, ka dekretuar konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 2 (shtojca 1) të Ligjit Nr.04/L-274, për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe në shkresën me Nr. Prot. 693, të pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më datë 25 gusht 2014, nga Shefi i Misionit EULEX Kosova”, është bërë me dije në njoftimin  të lëshuar për medie nga Zyra për Informim e Presidencës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)