26 Prill 2024

Fillon viti i ri shkollor

Prishtinë, 1 shtator - Sot në Republiken e Kosovës, sikur edhe në të gjitha vendet e tjera në rajon dhe më gjërë, fillon viti i ri shkollor 2014 / 20015 në arsimin fillor dhe atë të mesëm.

Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë e Kosovës ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Zyrtarë të lartë të Kosovës u kanë uruar nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe të tjerëve fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë.

Më këtë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në urimin e tij për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit ka thënë ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm.

"Me dëshirën që suksesi të mos ju mungojë asnjëherë dhe që të kenë shëndetin e mirë, uroj veçanërisht ata nxënës, të cilët këtë vit për herë të parë fillojnë rrugën e dijes", ka thënë Buja.

Edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015.

“Nesër, kudo në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ju do të ballafaqoheni me punë, disiplinë dhe përkushtim për rezultate sa më të mira. Qeveria e Republikës së Kosovës është përpjekur vazhdimisht që të përmirësojë kushtet materiale dhe financiare për t’u zhvilluar sa më normalisht procesi mësimor", ka theksuar Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)