29 Mars 2024

Kerry kërkon koalicion global kundër Shtetit Islamik

Washington, 31 gusht - Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri thirrje për një koalicion të gjerë global për të luftuar militantët e grupit që e quan veten Shteti Islamik.

Në një artikull të botuar sot në gazetën New York Times, zoti Kerry thotë se ky grup terrorist është një kërcënim në rritje, jo vetëm në Irak dhe Siri, por kudo ku ata mund të arrijnë të udhëtojnë pa u diktuar - duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë shfaqur egërsi dhe mizori të neveritshme, por mund të mposhten me një përgjigje të përbashkët të një   \"koalicioni sa më të gjerë vendesh\", të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Barack Obama ka thënë se aktualisht ai nuk ka një strategji për të luftuar grupin Shteti Islamik, por zoti Kerry shkruan në artikull se Uashingtoni do të paraqesë një plan veprimi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në shtator, gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme.

Zoti Kerry shkruan se \"ekstremistët mposhten vetëm kur vendet e përgjegjshëm dhe popujt e tyre bashkohen për t\'iu kundërvenë atyre\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)