29 Mars 2024

Sot mbahet “Albaniada”

Prishtinë, 31 gusht - Nën patronatin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, sot në fshatin Kukaj, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet Edicioni i Tretë i ngjarjes tashmë tradicionale “Albaniada” - Sportet dhe Lojërat LOJËRAT Tradicionale Shqiptare.

Qëllimi i këtij organizimi, është qe gjeneratat e reja te njoftohen me sportet dhe lojërat qe te paret tanë i kane luajtur por qe me kohe ky të jetë edhe një eveniment që do të tërheq interesimin e turisteve por edhe kureshtareve të tjerë nga rajoni dhe bota. 

Në këtë Edicion do të garohet në gjithsej 23 disiplina ku do të marrin pjesë garues nga pothuajse të gjitha Komunat e Kosovës. Disa nga lojërat qw do tw garohet nw kwtw edicion e qw janë mw tw njohura edhe pwr publikun janë: Thyemje e duarve,  Rrasash, Tërheqja e Litarit, Mundje, Gurapesh me nje krah, etj.

Gjithashtu sikurse edhe viteve të kaluara do ketë edhe lojëra të cilat nuk kanë karakter garues dhe që do të prezantohen përmes Ansambleve.

Kjo ngjarje do të jetë shumë argëtuese dhe njëkohësisht edhe informuese në lidhje me sportin, kulturën, trashëgiminë dhe argëtimin që ka pasur populli ynë me shekuj.

Duke ditur se gjate historisë mijëra vjecare të shqiptareve (duke përfshire edhe periudhen Ilire), populli yne ka krijuar, kultivuar dhe adoptuar shume sporte dhe lojera. Zanafilla e sporteve dhe lojerave shqiptare eshte e ndryshme dhe e llojllojshme duke pasur parasysh territoret e banuara me shqiptare. 

Andaj me krijimin e kësaj ngjarje me sporte dhe lojëra tradicionale shqiptare, ne kemi filluar të dokumentojmë të gjitha sportet si individuale ashtu edhe kolektive, të kthejmë sportet dhe lojërat tradicionale në jetë si dhe të ofrojmë një ngjarje kulturore dhe argëtuese për vizitorët.” 

Sikurse edhe në edicionet e kaluar fituesit apo garuesit më të mirë do të shpërblehen edhe me medalje të krijuara enkas për këtë eveniment.

Vitin e kaluar u zhvilluan 20 gara dhe u ndan gjithsej 60 medalje, 20 prej tyre te arta, 20 të argjendta dhe 20 te bronzta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)