19 Prill 2024

Arrestohen 2 persona, konfiskohet mbi 23 kg substancë narkotike

Prishtinë, 30 gusht - Dje  rreth orës  12:30  Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik  njësia në Gjilan në rajonin e Gjilanit ka realizuar një operacion policor me ç’ rast ka arrestuar dy persona të dyshuar  me dyshimin e bazuar së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, Posedimi, shpërndarja e paautorizuar i substancave narkotike, dhe psikoktropike”

Personat e arrestuar janë: N. M  i lindur me 1973 dhe M. M  i lindur me 1979

Operacioni policor ka filluar kur zyrtaret policor  gjatë një pike kontrolle kanë ndalur vetura Audi 80 me ngjyre e gjelbër me targa  të Serbisë  dhe  gjatë kontrollimit të veturës në bagazhin e veturës  janë  gjetur 20 paketime  të mbështjella me ngjitës të dyshuar me substance narkotike.

Kontrolli i veturës ka vazhduar dhe  tek motori i veturës është gjetur dhe konfiskuar edhe 1  paketim me substance narkotike. E gjithë kjo sasi e substancës narkotike qe sipas testimit fushore rezulton të jete e llojit marihuanë pas peshimit ka rezultuar të jetë 23 kilogram e 485.2  grame.

Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale  janë sekuestruar edhe këto dëshmi: Një veturë Audi 80 me ngjyre e gjelbër; 300  euro; 17.090  Dinar te Serbisë dhe 2 Telefona Mobile.

Te gjitha veprimet policore lidhur me këtë raste janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent  dhe të dyshuarit janë ndalur në mbajtje  për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)