24 Prill 2024

Komuna nuk ka nënshkruar kontratë për furnizimin me naftë

Prishtinë, 29 gusht - Nënkryetari i komunës, Dardan Sejdiu ka thënë se nënshkrimi i kontratës sa i përket furnizimit me naftë do të varet i tëri nga i pari i komunës, Shpend Ahmeti.

\"Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, mbajti sot një konferencë për media. Më poshtë e gjeni fjalën e tij paraqitur në këtë konferencë:

Sot ju kemi ftuar për t’iu paraqitur episodin e dytë të rastit \"HIB Petrol\". Ky episod nuk ka të bëjë kualitetin dhe cilësinë e karburanteve, por me influencën që bëhet nga korporatat si HIB Petroli, në media.

Më lejoni t’iu sqarojë për një kohë shumë të shkurtër për procedurat e tenderimit në institucionet e Kosovës në përgjithësi:
- Bëhet gati specifikacioni teknik sipas nevojave të autoritetit kontraktues
- Bëhet njoftimi për kontratë në faqen zyrtare të KRPP-së (Komisioni Rregullator i Prokurimit Publik)
- Formohet komisioni për hapjen e ofertave
- Ofertat hapen në datën dhe kohën e caktuar
- Formohet komisioni për vlerësim të ofertave të dorëzuara, i cili bën propozimin për dhënie të kontratës
- Zyrtari i Prokurimit e aprovon ose refuzon propozimin e komisionit dhe nëse aprovohet bëhet njoftimi për dhënie në KRPP.
- Afatet Kohore për ankesa janë 10 ditë nga data e publikimit
- Listat e zeza në OSHP / KRPP,
e pas kalimit në këto faza vetëm nënshkrimi e bën një fitues të një tenderi palë të kontraktuar

Dhe në gjithë këto procedura për 14 vite, ndonëse kanë ndryshuar ca gjëra, kompanitë në bashkëpunim me institucione të gjitha llojeve kanë uzurpuar tregun apo mundësitë. Në këtë lloj ambienti të ndërtuar në këtë forme, prerja e një hallke zinxhirore të këtyre lidhjeve ilegale te interesit, krijon një kundër-reagim ku shkelësit e mëhershëm tentojnë të paraqiten si viktima të proceseve konkurruese të tanishme.

Jemi dëshmitarë që nga dimri i këtij viti e deri më tani, të dhjetëra konferencave dhe komunikatave të kompanisë HIB Petrol, e cila mundohet të paraqitet si viktimë kjo falë dukurisë të mirëmbajtjes së imazhit nëpërmjet kompanive të marketingut, përfaqësuesit e të cilëve ndodh që janë njëkohësisht edhe në media.

Sikundër që ka edhe raste ku kompania në fjalë me anë të miqve në media ndërton tema hulumtuese për të fshehur apo shpalosur raste që mund t\'\'\'\'i sjellin dobi po kësaj kompanie.

Si qëndron çështja në lidhje me lajmin e botuar sot, 29 gusht në Gazetën Koha Ditore nga Gazetari, Besnik Krasniqi?

Filli i stories duket të jetë vendimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit, përkatësisht Panelit Shqyrtues të Prokurimit, HIB-Petrol Company. Ndërkohë që, kërkesa e pretenduar nga gazetari, për qasje në dokumente zyrtare nuk është bërë, dhe ftesa për me i pa edhe fizikisht nuk është shfrytëzuar.

Gazetari në fjalë i përgjigjet ftesës me shprehjen “leje krejt”. Më lejoni të lexojë fjalë për fjalë pjesën e përgjigjes se znj. Pacolli:

Sa i përket transparencës, me ligj çdo dokument është dokument publik dhe ju mund ta kërkoni qasjen ne dosjen tenderuese por kjo ka afate te përcaktuara me ligj. Po ashtu, ju e dini se keni edhe qasje fizike në të gjithë dokumentacionin.

Lënda HIB-Petrol është në Prokurorinë e Republikës së Kosovës, dhe rrjedhimisht i nevojitet viktimizimi apo gjuajtja e pendlave në opinion për të shmangur vëmendjen, viktimizuar veten dhe për të krijuar përshtypjen se të gjithë janë të njëjtë.

Në lidhje me qasjen në çfarëdo dokumenti zyrtar, sigurisht që nuk kemi çka fshehim, por ka ligje dhe procedura që duhen respektuar. Dhe normalisht që duhet edhe të këtë vullnet të gazetarit të ecë nga zyra e tij deri tek zyra e prokurimit në Komunën e Prishtinës.

Gjithsesi, ne e kemi të qartë që në Kosovë, për një kohë të gjatë, kompanitë e karburanteve por jo vetëm ato, kanë aplikuar metoda shpesh të paligjshme dhe të parregullta. Shqetësimi ynë i përgjithshëm, është që këto metoda, t’i zbulojmë, t’i denoncojmë dhe të marrim masat e duhura sipas ligjit.

Në këtë kuptim, duhet theksuar që përgjegjësi në këtë vend për rregullimin e tregut të karburanteve është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Çfarëdo lloje parregullsie me tregun dhe produktin që ofrojnë këto kompani duhet të trajtohen me Ministrinë në fjalë.

Megjithatë përgjegjësia jonë është që për secilin rast të verifikojmë sa më shumë që mundemi mbi veprimtarinë dhe korrektësinë e palëve të kontraktuara. E kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë.

Ta kenë të qarte të gjithë që nëse tentojnë të sjellin dokumentacion dhe metoda ilegale, në tenderët dhe kontratat me Komunë të Prishtinës, ne nuk kemi çfarë të flasim tjetër me ta përveç se nëpërmes prokurorisë.

Ritheksoj, Komuna e Prishtinës nuk ka nënshkruar kontratë për furnizim me naftë. Prokurimi përfundon kur nënshkruhet kontrata.

Po ashtu, Kompania HIB-Petrol është e diskualifikuar nga ky konkurrim sepse nuk ka pika të shitjes në Prishtinë, siç e kërkojnë procedurat por edhe sepse ka një lëndë në Prokurori për mashtrim.

Çdo kompani tjetër që sipas rregullave pretendon të këtë kontrate me Komunën e Prishtinës i është nënshtruar verifikimit të dokumenteve të dorëzuara dhe vetëm pas sigurisë së plote që çdo dokument dhe procedurë është në rregull do të nënshkruhet kontrata.

Ne si qeverisje po e themi që nga muaji janar që çdo gjë duhet të kontrollohet. Por, mundësia e licencave fallco dhe titulli Prishtina e VETËVENDOSJE!-s në një shkrim së bashku nuk ecin, dhe këtu përgjigjemi pa rezervë\", thuhet në kumtesën e Komunës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)