28 Mars 2024

OEK mbështet deklaratën e Konferencës së Berlinit

Prishtinë, 29 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka mbështetur deklaratën e Konferencës së Berlinit duke kërkuar marrëveshje bilaterale për punësim të punëtorëve kosovarë në Gjermani.

"Fuqimisht mbështesim deklaratën e përbashkët të konferencës së Berlinit e cila është një motivim shtesë për Ballkanin perëndimorë e në veçanti kthimin e shpresës për përshpejtim të proceseve integruese në familjen evropiane", thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike e Kosovës edhe një herë falënderon shtetin gjerman për kontributin e dhënë në interes të Kosovës qoftë në të kaluarën, qoftë gjatë luftës por në veçanti në periudhën e pas luftës ku kontributi i Qeverise gjermane është i një rëndësie të veçante me dimensione të shumta  për ardhmërinë e Kosovës.

Kontributi i Kancelarës  znj. Angela Merkel është vërtet për tu respektuar dhe është një dëshmi e një përkushtimi pragmatik të qeverisë së saj bazuar në profesionalizëm për  identifikimin e të gjitha barrierave dhe ofrimin e partneritetit për zgjidhjen e tyre.

Oda Ekonomike e Kosovës ka përcjelle nga afër zhvillimet në  Samitin e Berlinit ku edhe një here u konfirmua fuqishëm perspektiva evropiane e vendeve të rajonit.

Vlen të theksohet që Samiti me fokusin e veçantë në temat ekonomike është dëshmi e fuqishme që  rajoni po orientohet nga stabiliteti politik drejt zhvillimit ekonomik të  qëndrueshëm. Është  jashtëzakonisht inkurajuese deklarata e Samitit sidomos pjesa që  kërkon progres të  qartë  në pikat si: sundimi i rendit dhe i ligjit, avancimi i dialogut, reformat në ekonomi që do të rrisin aftësinë  konkurruese të  vendeve përmes  një  roli më  të fuqishëm të  komunitetit të  biznesit dhe një ekonomie të  organizuar dhe nevoja për edukim cilësor përmes avancimit të arsimit profesional, fushë në të cilën edhe tani OEK-u  është partneri me serioz, që ka ndërtuar një partneritet afatgjate me institucionet gjermane.

Konform  përmbajtjes së  deklaratës, OEK-u  bën thirrje tek  institucionet e vendit të avancojnë partneritetin publiko - privat me sektorin privat, në  drejtim të  përmbushjeve të  zotimeve nga Samiti i Berlinit. Ne besojmë fuqishëm që  roli i OEK-ut është i pashmangshëm duke qenë zëri i vetëm  legjitim i sektorit privat në Kosovë.

Në të njëjtën kohë kërkojmë nga institucionet vendore dhe ato të qeverisë gjermane të tregojnë azhuritet dhe përkushtim në harmonizimin e një marrëveshje bilaterale në mes të dyja shteteve për punësim të punëtoreve kosovar në gjermani.

Kuotat e punëtoreve  janë shumë të rëndësishme dhe varen nga kjo marrëveshje prandaj shfrytëzojmë rastin të falënderojmë Ambasadorin e Republikë së Kosovës në Berlin z. Skender Xhakaliu për kontributin e dhënë në këtë drejtim dhe bazuar në nevojën e punëtorëve në sektorë të caktuara në Gjermani dhe papunësinë në Kosovë  jemi të mendimit se një marrëveshje e tillë do të kishte efekte pozitive në dimensione të shumta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)