16 Prill 2024

Arrestohen pesë persona për trafikim me substanca narkotike

Prishtinë, 29 gusht - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Rajonin e Mitrovicës konkretisht në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës ka realizuar një operacion policor me ç’ rast ka arrestuar pesë persona të dyshuar me dyshimin se kanë kryer veprën penale  ‘Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’ .

 
Personat e arrestuar janë :

A.  O  i lindur  më 1976 m/sh/k

P.   O  i lindur më 1973 m/sh/k

A.  A  i lindur më 1983 m/sh/k

Y.  M  i lindur më 1977 m/sh/k

Sh. O  i lindur më 1980 m/sh/k

Operacioni policor ka filluar derisa policia ka ndaluar veturën e tipit ‘Pezho’ me ngjyrë  të kuqe me targa të Kosovës  të cilën e ngiste i dyshuari  A. O dhe gjatë kontrollimit  në këtë veturë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substance narkotike e dyshuar  të jete e llojit  marihuanë me peshë  11 kilogramë 500 gram  e  cila ishte ndarë dhe e paketuar  në 22 paketime  dhe e vendosur në një çantë.

Po ashtu gjatë këtij operacioni janë konfiskuar edhe veturat ‘Golf 4’- ngjyrë hiri me targa të Kosovës   me vozitës SH. O dhe vetura ‘Audi  A3’  me targa të Shqipërisë  me  ngjyrë hiri të cilën e ngiste P. O  me arsyetimin se këto vetura   në mënyrë të organizuar  kanë bërë përcjelljen e rrugës dhe ishin të përfshirë ne rast.

Te gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent dhe me vendim të lëshuar nga prokurori të dyshuarit dërgohen në Qendrën e mbajtjes për 48 orë për të vazhduar me procedurat e tjera hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)