25 Prill 2024

Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit

Ankara, 28 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Republikës së Turqisë, zotëri Recep Taip Erdogan, që u mbajt në kryeqytetin turk, Ankara.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës nga ish-presidenti Abdullah Gyl, të zhvilluar në Pallatin Presidencial në Ankara, morën pjesë një numër i delegacioneve nga vende të ndryshme të botës, presidentë, kryeministra, ministra dhe përfaqësues diplomatikë.

Në mesin e pjesëmarrësve, përveç Presidentes Jahjaga, ishin edhe presidentë të tjerë të rajonit të Ballkanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)