28 Mars 2024

Merkel: Të gjithë e kanë shansin për në BE

Berlin, 28 gusht - Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nëpërmjet një videomesazhi ka folur për Konferencën e Berlinit për problemet me të cilat përballen shtetet e rajonit.

Merkel  ka thënë se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.

Sipas  saj, keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve. Prandaj çdo vend, ka thënë Merkel në videomesazhin e saj, duhet t’i krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës. “Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë nëpërmjet reformave vendimtare strukturore.

Një gjë është e qartë: Të gjithë kanë shansin për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Merkel, ka transmetuar “DW”.

Merkel ka deklaruar se është e rëndësishme që vendeve t’u përcillet mesazhi, që ato të mos i perceptojnë kriteret e pranimit në BE si barrierë, apo pengesë, por si nxitje për të punuar me të vërtetë me sukses për qytetarët e tyre. “Qëllimi i konferencës është edhe përmirësimi i bashkëpunimit në mes vendeve. Njerëzit në rajon duan të kenë infrastrukturë transporti, ata duan të udhëtojnë lehtësisht nga një vend tjetrin”, është shprehur Merkel.

Konferenca për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Berlin, do ta nxisë procesin e pajtimit mes shteteve pasuese të ish-Jugosllavisë.
Fillimisht ministri Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, do të takohen me homologët e tyre nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Kosova kërkon Marrëveshjen e Asociimit

Konferenca në Berlin shton shpresat e pjesëmarrësve, si në rastin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. “Nuk ka asnjë vend tjetër në Ballkan, ku qoftë elita, shtresa udhëheqëse, ashtu edhe popullsia të jetë aq shumë pro, kur është fjala për integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj në radion gjermane “Deutschlandfunk”.

Dëshira e tij konkrete në rrugën e integrimit është Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, merr pjesë në konferencë.

Ministri i MPJ-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kanë nevojë për një unitet evropian, kur është fjala për njohjen e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)