19 Prill 2024

Filmi dokumentar “Marrëveshja” është një dëshmi e historisë tonë diplomatike

Prishtinë 27 gusht  - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës Edita Tahiri e cila së bashku me regjisoren daneze Karen Stokkendal Poulsen mori pjesë në prezantimin e Filmit “Marrëveshja” në edicionin e sivjetmë të Dokufestit, deklaroi se Filmi “ Marrëveshja” pasqyron rrjedhat dhe realitetet nga dialogu teknik i Brukselit, është punuar me cilësi të lartë profesionale, dhe është një film dokumentar që kontribuon për të kuptuar më shumë proceset e negociatave ndërkombëtare.

Ajo uroi regjisoren Karen Stokkendal Poulsen për këtë projekt të suksesshëm filmik duke vlerësuar lartë përkushtimin e sajë për të paraqitur sa më objektivisht dhe në mënyrë të balancuar procesin e dialogut teknik të Brukselit dhe rolin e të gjitha palëve në këtë dialog.

Zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu bindjen se filmi “Marrëveshja” ka arritur ti sublimoj të gjitha dimensionet e nevojshme të filmave të karakterit dokumentar që padyshim shpreh punën e madhe që autorja e filmit e ka bërë duke njohur mirë problemet në marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovës dhe Serbisë si dy shtete aspirante për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropiane  dhe diplomacinë e Bashkimit Evropian në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ajo po ashtu theksoi se ky film është një dëshmi e historisë tonë diplomatike do të shërbej edhe si referencë akademike për studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në veçanti në fushën e zgjidhjes dhe menaxhimit të konflikteve ndërkombëtare dhe ftoi botën akademike botërore që ta përfshijnë këtë film dokumentar në  syllabuset e lëndëve nga kjo fushë.

Nga ana e sajë, regjisorja daneze, Karen Stokkendal Poulsen shprehu kënaqësinë që ky film është bërë pjesë e Dokufestit në kategorinë e filmave special, duke qenë se vet tema e filmit dhe origjina e Dokufestit janë Kosova.

“Ka qenë një kënaqësi dhe sfidë për mua që ta trajtoj një temë kaq delikate siç është dialogu i Brukselit duke marrë parasysh historinë dhe realitetet që janë trajtuar në të”, theksoi z. Stokendal Poulsen duke falënderuar përzemërsisht Zëvendëskryeministren Tahiri për bashkëpunimin rreth këtij projekti.      

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)