28 Mars 2024

Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur shënohet në Drenas

Prishtinë, 27 gusht - Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur në një konferencë për media kanë bërë të ditur se kjo ditë do të shënohet në Drenas me një akademi përkujtimore që do të mbahet të shtunën më 30 gusht, për të nderuar personat e fundit të identifikuar, nga varreza masive në Rashkë, si dhe të gjithë ata që tash e sa vjet na mungojnë


“Pikërisht këtë vend e kemi zgjedhur, për hir të zhvillimeve të fundit, dhe gjetjeve që kanë ndodhur në Rashkë, dhe që ndërlidhen me identifikimet që janë nga regjioni i Drenicës” bëri të ditur Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj. ‘Dhe janë pikërisht zhvillimet e fundit, arsyeje përse Këshillit Organizativ ka vendosur që të gjitha aktivitetet e planifikuara kohë më parë, të shtyhen për javët në vijim dhe këtë vit, 30 Gushtin, ta shënojmë me vetëm këtë Akademi Përkujtimore, apo Tubim Qendror’, shtojë Gjetaj.

\"Motoja e këtij viti e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur është “...i kërkojmë të gjallë, dhe nuk po i  gjejmë as të vdekur...”, me të cilin apelohet tek të gjitha institucionet e në veçanti tek bashkësia ndërkombëtare që ta kenë prioritet ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.

“Është me rëndësi të theksojmë se tani jemi në një moment të veçantë, sepse më 29 gusht, sipas informacioneve, mbahet edhe një sesion në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe apelojmë që përfaqësuesit tanë këtë çështje ta ngritin dhe ta fusin në agjendën e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, në mënyrë që të bëhet presion në Serbinë.  Sipas informacioneve tona, dhe kjo dëshmohet me gjetjet e fundit në Rudnicë, ende ka varreza masive ilegale në Serbi, dhe ende janë rreth 1700 persona të cilët evidentohen si të zhdukur, dhe dyshimet janë se institucionet serbe kanë njohuri për vendndodhjen e  varrezave masive” ka thënë më tej Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj.

Edhe familjari Bajram Qerkini ka bërë të njëjtin apel. “Mesazhi im kishte me qenë që vendorët dhe ndërkombëtarët të bëjnë shumë më shumë se që po bëjnë tash, të gjejnë fatin e djalit tim dhe të të tjerëve që ende nuk dihet se ku janë. Këta duhet të bëjnë punë shumë më të madhe, dyshojmë se ndërkombëtarët edhe vendorët nuk e bëjnë punën që i prek pjesa humanitare, e lëre më që është përzier edhe politika” ka theksuar ai.

Akademia përkujtimore mbahet të shtunën më 30 gusht në Sallën së Kulturës në Komunën e Drenasit, duke filluar nga ora 11:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)