28 Mars 2024

Ngritja e Njësisë të Kërkim-Shpëtimit prioritet i FSK-së

Prishtinë, 27 gusht – Në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC) të FSK-së, kazermën e FSK-së në Pomozotin, sot u mbajt Konferenca vlerësuese për Task Forcën e Kërkim-Shpëtimit dhe Qendrën Regjionale të Ekselencës.

Në këtë konferencë, morën pjesë: komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, drejtori i Departamentit të Operativës në MFSK, gjeneral brigade Zymer Halimi, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel Naim Haziri, zëvendëskomandanti i BMO-së, kolonel Muharrem Rrahmani, përfaqësues të ambasadave të SHBA-ve, Turqisë, Suedisë, Italisë, Holandës, përfaqësues të Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NLAT), stafi komandues i Regjimentit të Mbrojtjes Civile si dhe Grupi Punues për Task Forcën. 

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, pasi i përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në Konferencë,  tha: “Ngritja e Njësisë Rajonale të Kërkim-Shpëtimit dhe Qendrës Rajonale të Ekselencës  është një prioritet dhe objektiv i yni.

Edhe në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5 , si dhe në të gjitha takimet e rëndësishme rajonale dhe më gjerë, që kam marrë pjesë kamë deklaruar se FSK është e interesuar dhe ka potenciale të mjaftueshme për të ngritur Njësinë Rajonale të Kërkim-Shpëtimit dhe Qendrën Rajonale të Ekselencës,  e cila ofron  shërbime jo vetëm për vendin por edhe për vendet e rajonit”.

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të vendeve kontribuuese në fushën e Kërkim-Shpëtimit, por edhe shprehu bindjen se vendet, si: SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Suedia, Holanda, etj. do të vazhdojnë ta ndihmojnë ngritjen e Njësisë Rajonale të Kërkim-Shpëtimit dhe të Qendrës së Ekselencës duke u përcaktuar në fushat përkatëse të interesit.

Ndërsa, për arritjet e përgjithshme dhe për të ardhmen e Task Forcës së Kërkim-Shpëtimit, pjesëmarrësit e Konferencës i informoi kolonel Shaip Haziri, komandant i Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO) dhe drejtori i Qendrës Suedeze të Trajnimit të Resurseve (Kërkim-Shpëtimit)  në Suedi, Ola Jahansson.

Koloneli Shaip Haziri tha se arritja e rezultateve të përgjithshme të Task Forcës së Kërkim-Shpëtimit pa mbështetjen e Stafit Ndërkombëtar ka qenë e pa mundur. Ai më pastaj bëri prezantimin e strukturës dhe synimet për anëtarësim në Grupin Këshillues Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit Urban (INSARAG-INTERNACIONAL SEARCH AND RESCUE  ADVISORY GROUP ) dhe ngritjen e Qendrës Rajonale të Ekselencës.

Me këtë rast, kolonel Haziri foli për misionin e Task Forcës, strukturën, trajnimet si brenda dhe jashtë vendit, trajnimet me ekipet urbane amerikane, pajisjet e përgjithshme për ujëra, male, zjarrëfikje, etj. Komandanti i BMO-së, gjatë diskutimit të tij, më shumë rëndësi i kushtoi strukturës së Task-Forcës dhe vizionit për të ardhmen, trajnimeve të përgjithshme dhe infrastrukturës së nevojshme.

Ndërsa, në emër të Ekipit Vlerësues nga Suedia të pranishmit i njoftoi drejtori i Qendrës së Trajnimit të Resurseve në Suedi, Ola Jahansson, i cili përmes sllajdeve paraqiti programin për Task Forcën e Kërkim-Shpëtimit dhe të Qendrës Rajonale të Ekselencës, përgatitur nga Ekipi Vlerësues i Kërkim-Shpëtimit të Suedisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)