29 Mars 2024

AVONET: Të zhbllokohet Blloku

Prishtinë, 27 gusht – Rrjeti i organizatave jo-qeveritare AVONET është thellësisht i  shqetësuar me sulmet dhe njollosjen që po i bëhet Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka dëshmuar vetën për integritet dhe pavarësi.

Nuk mund të jemi serioz dhe protagonistë racionalë nëse pranojmë vendimet e Gjykatave vetëm atëherë kur janë në favor tonin. Ky mentalitet edhe është mbase arsyeje pse në Kosove kemi aq shumë probleme me sundimin e ligjit.

Gjykata ndërtoi një proces kredibil, të gjitha palët pranuan procesin dhe ishin pjesëmarrëse në të dhe duhet të pranojnë tani edhe vendimin. Përveç kësaj AVONET duke qenë në kontakt të drejtpërdrejt me shumë qytetarë, po vëren një pasojë tjetër nga diskursi dhe veprimet e Bllokut LAN, një ndarje të rrezikshme të shoqërisë kosovare.

Një ndarje kjo e promovuar si ndarje midis të “mirëve” dhe “këqijve” por që në fakt nuk qëndron. Nëse nuk merren veprime konkrete për të parandaluar hovin e kësaj ndarjeje, një situatë si kjo mund të dalë jashtë kontrollit dhe të ketë pasoja serioze për sigurinë në vend.

Përderisa, PDK duhet të reflektoj për arsyet përse i gjithë spektri politik shqiptar i Kosovës po refuzon bashkëpunimin me të dhe të krijoj garanci të reja për mirëbesim, blloku LDK-AAK-Nisma duhet të zhbllokohet dhe të krijojë hapësirë për bisedime gjithëpërfshirëse.

Kenan Gashi, koordinator i Rrjetit AVONET tha: “Pasojat më të mëdha të kacafytjes aktuale politike po i bart qytetari i thjesht në jetën e përditshme si dhe ekonomia e vendit. Situata aktuale kërkon një zgjidhje urgjente, qoftë ajo e përkohshme. Gjuha përmes së cilës po komunikohet midis partive politike dhe gjuha ndaj institucioneva ka filluar t’i kaloj vijat e kuqe për një shoqëri demokratike.

Asnjë qytetar nuk mund ta pranojë dhe arsyetojë kacafytjen aktuale politike me mbrojtjen e interesit publik. Qytetarët po shohin partitë duke luftuar për pushtet, në kurriz të tyre.”

AVONET konsideron se duhet të ketë përgjegjësi edhe ndaj gjetjeve të Gjykatës se ka pasur shkelje të kushtetutës në aspektin e procedurave. Në këtë rast, përgjegjësia kryesore bie mbi Sekretarin e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Sekretarin e Përgjithshëm i cili duhet të ofrojë dorëheqje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)