20 Prill 2024

Nuk e përjashton mundësinë e rikandidimit

Prishtinë, 27 gusht - Isa Mustafa ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme në LDK do të mbahen në këtë vjeshtë. Ai nuk e ka përjashtuar mundësin që të jetë prapë kandidat për të parin e LDK-së.

Mustafa ka deklaruar për “Epokën e re” se kandidati për kryetar të LDK-së do të dalë si shprehje e përkrahjes së shumicës së degëve dhe të anëtarësisë.

Ai ka thënë se në garën për kryetar të partisë preferon që të ketë me shumë kandidatë. “Zgjedhjet në LDK do të mbahen këtë vjeshtë. Nuk kemi diskutuar për kandidat për kryetar, por në parim kandidati për kryetar do të dalë si shprehje e përkrahjes së shumicës së degëve dhe të anëtarësisë. Unë do ta respektoj këtë plotësisht. Personalisht preferoj që të ketë më shumë kandidatë dhe konkurrencë më të madhe”, ka thënë Mustafa.

Kohëve të fundit janë përfolur si emra të mundshëm për kryetar të LDK-së edhe Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)